Si është krijuar një Mercedes EQ elektrike?

Auto

Si është krijuar një Mercedes EQ elektrike?

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:55
Mercedes EQ elektrike

Mercedes EQA është makina më e vogël elektrike e kësaj kompanie që nga krijimi i serisë EQ.

Prodhuesi gjerman prezantoi këtë makinë EQA javën e kaluar, si një alternativë elektrike ndaj Mercedes GLA konvenciona.

Varianti i parë që shfaqet në treg është EQA 250. Ai ka 190 “kuaj fuqi” dhe një çift rrotullues maksimal prej 375 Nm.

Fuqia transmetohet në rrotat e përparme, dhe motori elektrik ushqehet nga bateria 66.5 kWh.

Mercedes vlerëson se një makinë me një bateri të plotë mund të mbulojë deri në 426 km, ndërsa sipas standardit të vjetëruar të matjes NEDC, autonomia e vozitjes arrin 486 km.

Pas EQA 250, priten variante të tjera, me më shumë fuqi, por edhe me makinë me të gjitha rrotat.

Çmimi i Mercedes EQA, në Gjermani fillon me 38,540 euro.

Më poshtë mund të shihni se si është bërë kjo makinë. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat