Nissani do të sjellë veturat e reja elektrike në fillim të 2030-s

Auto

Nissani do të sjellë veturat e reja elektrike në fillim të 2030-s

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:49
Nissan

Nissani ka bërë të ditur të mërkurën se modelet e reja të veturave do të dalin në treg në fillim të vitit 2030 si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të arritur neutralitetin e karbonit më së largu deri në vitin 2050.

Kompania e cila planifikon të mbulojë tregjet në Japoni, Kinë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës ka bërë të ditur se do të ndjekë inovacionet e fundit të baterisë për veturat e saj elektrike dhe se do të zhvillojë teknologjinë hibride për efiçencë të energjisë, shkruan Reuters.

“Jemi të përcaktuar për të krijuar një shoqëri neutrale në karbon dhe të përshpejtojmë përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike”, ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i Nissanit, Makoto Uchida.

Të gjitha këto plane, Nissani është duke i bërë për të kaluar nga veturat dizel në ato elektrike dhe hibride.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat