Hyundai do të tërheqë 425 mijë automjete

Auto

Hyundai do të tërheqë 425 mijë automjete

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

“Pekin Hyundai Motor Co.” do të tërheqë 425.201 automjete nga tregu kinez, sipas vëzhguesit të cilësisë së Kinës, njofton “Xinhua”.

Tërheqja do të fillojë më 16 mars dhe do të përfshijë modele “Tucson” të prodhuara midis 12 maj 2015 dhe 14 dhjetorit 2018, sipas një deklarate nga Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut.

Sipas deklaratës, një qark i shkurtër që mund të ndodhë në njësinë e kontrollit elektronik hidraulik të automjeteve në fjalë, mund të çojë në zjarre në rrethana ekstreme.

Kompania do të zëvendësojë siguresat e automjeteve të prekura dhe do të përditësojë softuerin përkatës, njoftoi Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat