Toyota investon 210 milionë në SHBA

Auto

Toyota investon 210 milionë në SHBA

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 00:34
Toyota

Kompania e prodhimit të makinave, Toyota, pritet të investojë mbi 210 milionë Dollarë, pasi synon të zgjerojë prodhimin e motorëve në shtetin e Virginia-s. Nga investimi do të hapen mijëra vende punë dhe do të rritet kapaciteti i prodhimit.

Reuters bën me dije se prodhuesi japonez i automobilave do të rrisë kapacitetin me 70,000 motorë në vit. Ndërkohë tani kompania prodhon gati 1 milion transmisione dhe motorë çdo vit për automjetet në Amerikën e Veriut.

Investimi do të rrisë kapacitetin e montimit të linjës me katër cilindra. Ndërkohë tani kompania  prodhon motorë me katër dhe gjashtë cilindra për Avalon, Camry, Corolla, Highlander, Lexus ES, Lexus RX350, RAV4 dhe Sienna.

Investimi vjen ndërsa prodhuesit e automjeteve në të gjithë botën po zhvendosin më shumë fokusin te automjetet elektrike dhe larg automjeteve të mundësuar nga motorë me djegie të brendshme.

Toyota thotë se automjetet hibride do të jenë një pjesë kryesore e strategjisë së saj të automjeteve në dekadën e ardhshme pasi prodhuesit e tjerë të automjeteve përqendrohen më shumë në automjetet me energji elektrike.

Toyota tha javën e kaluar se 16% e shitjeve të saj në SHBA ishin automjete hibride në vitin 2020, një shifër që do të rritet në të paktën 20% në 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat