Huawei ka në plan të prodhojë vetura elektrike dhe e para mund të mbërrijë këtë vit

Auto

Huawei ka në plan të prodhojë vetura elektrike dhe e para mund të mbërrijë këtë vit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:01
Huawei

Huawei i Kinës ka në plan të prodhojë vetura elektrike nën markën e vet dhe disa nga modelet mund ti lansojë që këtë vit.

Kështu sipas Business Insider, kanë thënë katër burime, pasi prodhuesi më i madh i pajisjeve telekomunikuese në botë, i goditur nga sanksionet e SHBA-së, po eksploron një ndryshim strategjik.

Siç thuhet më tej, Huawei Technologies Co Ltd është në bisedime me Changan Automobile shtetërore dhe prodhues të tjerë automobilistikë për të përdorur impiantet e tyre të makinave për të bërë automjetet e saj elektrike (EV), sipas dy prej njerëzve që e njohin çështjen.

Plani paralajmëron një ndryshim potencialisht të madh në drejtim për Huawei pas gati dy vjet sanksionesh të SHBA-së që i kanë shkurtuar qasjen në zinxhirët kryesorë të furnizimit, duke e detyruar atë të shesë një pjesë të biznesit të saj të smartphone për të mbajtur markën gjallë.

Huawei u vendos në një listë të zezë tregtare nga administrata e Donald Trump për shqetësimet e sigurisë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat