Lamborghini Murcielago Versace në shitje për 703 mijë dollarë

Auto

Lamborghini Murcielago Versace në shitje për 703 mijë dollarë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:23
Lamborghini Murcielago Versace

Lamborghini ka prodhuar një numër versionesh speciale të Murcielag gjatë periudhës dhjetëvjeçare të prodhimit të kësaj super makine, dhe modeli Versace është një nga më interesantët.

Ajo u krijua në bashkëpunim me markën italiane të modës Versace, dhe vetëm 20 kopje u prodhuan.

Brendësia është e veshur me një kombinim prej lëkure të zezë dhe të bardhë, dhe gjithashtu ka një pllakë me numrin e makinës, ndërsa në pjesën e jashtme të derës ka një logo unike.

Klientët mund ta porosisnin makinën në të zezë ose të bardhë, dhe pronari origjinal gjithashtu porositi rrota “Reventon”.

Makina është prodhuar në vitin 2008, por është regjistruar vetëm në vitin 2012. Deri më tani, ka përshkuar rreth 10.000 kilometra. Çmimi i makinës është 703.000 dollarë, gjë që është më se e çuditshme pasi një kopje e ngjashme është shitur së fundmi për 149.500 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat