Volkswagen po planifikon ndërtimin e gjashtë fabrikave në Evropë

Auto

Volkswagen po planifikon ndërtimin e gjashtë fabrikave në Evropë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 09:16
Volkswagen

Volkswageni gjerman planifikon të sigurojë një furnizim të baterive dhe të zgjerojë infrastrukturën për karikimin e automjeteve elektrike në Evropë, si pjesë e përpjekjeve të intensifikuara për të kapërcyer “Tesla” dhe për ta bërë të ashtuquajturën lëvizshmëri elektronike më të lirë.

Prodhuesi i dytë më i madh i makinave në botë, i cili është në mes të një kthese të fortë drejt makinave me bateri, njoftoi sot se planifikon të nisë gjashtë impiante të prodhimit të qelizave të karburantit në Evropë deri në vitin 2030, të cilat do të ndërtojë vetëm ose në bashkëpunim me disa partnerë raporton Reuters.

“Lëvizja elektronike është bërë një biznes kryesor për ne. Tani jemi duke integruar sistematikisht procese shtesë në zinxhirin e vlerës”, tha CEO i VW Herbert Dis, transmeton Telegrafi.

Impiantet e planifikuara do të kenë një kapacitet prodhimi prej 240 gigavat orë në vit, shtoi ai, duke theksuar se kompania dëshiron të sigurojë një pozicion afatgjatë në garën për baterinë më të mirë dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në epokën e lëvizshmërisë me emisione zero.

Grupi Volkswagen ka njoftuar gjithashtu partneritete me British Petroleum dhe kompanitë kryesore Evropiane Enel dhe Iberdrola për të zgjeruar rrjetin e saj të stacioneve të karikimit për automjetet elektrike.

Mungesa e infrastrukturës ende shihet si një pengesë e madhe për pranimin masiv të makinave me bateri.

“Mesatarisht, ne do të ulim koston e sistemeve të baterive në shumë nën 100 euro për kilovat orë”, tha anëtari i bordit të VW Thomas Schmal, duke theksuar se kjo më në fund do ta bëjë lëvizjen elektronike një teknologji të përballueshme dhe mbizotëruese të shtytjes.

Sipas të dhënave të dhjetorit të kompanisë Benchmark Mineral Intelligence, çmimi i baterive për automjetet elektrike ra në një mesatare prej 110 dollarë për kilovat orë, raporton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat