Nëse makinat pa shofer pësojnë dëmtime në goma zgjidhja është gati

Auto

Nëse makinat pa shofer pësojnë dëmtime në goma zgjidhja është gati

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustruese

Që tashmë teknologjia po prek majat, kjo nuk ka diskutim! Së fundmi flitet dendur nëpër botë për makinat pa shofer të cilat vetë-drejtohen. Por, çfarë ndodh nëse këto makina pësojnë dëmtime në goma gjatë kohës që janë në rrugë?

Teknologjia e gomave të zgjuara është tashmë në përdorim. Kompanitë e gomave , shtojnë sensorë të veçantë në goma të caktuara dhe përfundimisht, këto teknologji do të bëhen të përhapura, tha TJ Campbell, menaxher i informacionit dhe testimit të gomave në shitësin me pakicë në internet Tire Rack.

Makinat vetë-drejtuese do të kenë mjaft variabla të rastit për t’u ndeshur pa probleme me të papritura të gomave, tha ai. Një makinë vetë-drejtuese nuk do të ketë ndjenjën e një shoferi njerëzor me përvojë kur sipërfaqja e rrugës është e rrëshqitshme ose një makinë po afrohet të rrëshqasë, kur gomat kanë rrjedhje të ajrit ose kur ato dëmtohen.

Teknologjitë e kompjuterizuara të gomave do të jenë në gjendje të zbulojnë problemet në ‘rrota’ më shpejt dhe me më tepër saktësi sesa sistemet e kontrollit të qëndrueshmërisë dhe kontrollit të  të përdorura në shumicën e makinave sot. Ato do të dërgojnë sinjale të posatshme të cilat do të lidhen me softuerët e makina vetëdrejtuese dhe do të shmangin aksidentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat