Vjen modeli i fundit i Alpina të BMW-së, kushton 161 mijë euro

Auto

Vjen modeli i fundit i Alpina të BMW-së, kushton 161 mijë euro

Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:17
Alpina B8 Gran Coupe

Alpina B8 Gran Coupe është modeli i fundit nga prodhuesi i veturave, BMW. Përformancat e saj janë krah për krah asaj të M8 Gran Coupe Competition.

Nën kapakun e Alpina B8 Gran Coupe është një turbo e dyfishtë 4.4 V8 me 456 kW/620 kuaj fuqi dhe 800 Nm.

Vetura arrin 100 km/orë në pak më shumë se 3 sekonda, ashtu si modelet M, por në të njëjtën kohë është dukshëm më e shpejtë – mbi 320 km/orë – e mjaftueshme për të justifikuar një çmim pak më të lartë se M8 Gran Coupe.

Kompania njoftoi se çmimet do të variojnë në treg nga 161 mijë euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat