‘Vetura legjendare’ zbulohen në një ‘bunker’ në Gjeorgji

Auto

‘Vetura legjendare’ zbulohen në një ‘bunker’ në Gjeorgji

Më: 31 mars 2021 Në ora: 19:30
‘Vetura legjendare’ zbulohen në një ‘bunker’ në Gjeorgji

Koleksioni përbëhet nga modele të shumta Mercedes dhe BMW nga 50 vitet e fundit, por edhe vetura me simbolin Porsche, Maybach …

Ndër makinat, fotot e të cilave u postuan në faqen GTboard të Facebook janë shembuj të BMW M3 e30, M3 e36, M5 e34, Mercedes E500 W124, Lancia Delta HF Integrale dhe shumë të tjerë.

Automjetet dyshohet se i përkasin një koleksionisti pa emër nga Gjeorgjia dhe “garazhi”, i cili pretendohet se të kujton më shumë një bunker betoni, ndodhet në kryeqytetin e vendit, Tbilisi.

Edhe pse makinat në foto janë të mbuluara nga një shtresë pluhuri, duket se ato janë mjaft të ruajtura dhe se u duhet vetëm një larje e mirë për të shkëlqyer me shkëlqim të plotë.

Gjithashtu thuhet se automjetet kanë të kaluata  pak, dhe disa prej tyre i përkasin serive të kufizuara, kështu që ato kanë një vlerë të madhe në tregun e koleksionistëve.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat