Honda bën gati gjeneratën e re të modelit Civic

Auto

Honda bën gati gjeneratën e re të modelit Civic

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:51
Honda

Kompania Honda ka përgatitur një gjeneratë të re të modelit Civic që do të prezantohet së shpejti, si MY2022.

Kompania japoneze shfaqi prototipin e Civic Sedan në SHBA në nëntor të vitit 2020, ndërsa fotografia e sotme, e zbuluar nga mediat, tregon për modelin serik.

Kjo është gjenerata e 11-të e Civic, për të cilën Honda thotë se do të rrisë nivelin për sa i përket stilit, performancës, sigurisë dhe teknologjive të përparuara në tregun e veturave kompakte.

Sa i përket pamjes, Honda ka vendosur “të zbusë” dizajnin aktual, ndërsa për pjesën e brendshme, sipas njoftimeve të mëparshme, janë planifikuar instrumente digjitale dhe një ekran me prekje prej 9 inçësh.

Gjithashtu përmendet niveli i lartë sigurisë si dhe një version i përmirësuar i shasisë së avancuar të inxhinierisë së përputhshmërisë së Honda-s.

Sipas njoftimeve të mëparshme, Civic Sedan i ri është 4674 mm i gjatë, 1802 mm i gjerë, 1415 mm i lartë dhe diferenca mes rrotëve është 2735 mm.

Meqenëse panairi i veturave në Shanghai është afër, në të do të ketë premierën versioni kinez i Civic Sedan, me motor 1.5T benzinë ​dhe me 134 kuaj fuqi. Shpenzimi mestar për 100 kilometra është 5.9 litra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat