Imazhet mahnitëse të anijes me përmasat më të mëdha në botë

Auto

Imazhet mahnitëse të anijes me përmasat më të mëdha në botë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 07:05
Anija “Earth 300”

Një anije kërkimi shkencore, me përmasat e anijes më të gjatë të lundrimit në botë do të lundrojë në det në vitin 2025 me 22 laboratorë të përparuar dhe mbi 400 persona në bord.

Anija “Earth 300” është krijuar për të ‘bashkuar shkencën dhe eksplorimin për t’u përballur me sfidat më të mëdha të Tokës’, sipas themeluesit të Iddes Yacht, prodhuesit të anijes, Salas Jefferson, i cili thotë se do të kujdeset për rreth 160 shkencëtarë njëkohësisht.

Anija është e ndërtuar me teknologji ekologjike, një ‘sferë shkencore’ dhe do të mundësohet nga një reaktor i kripës së shkrirë, një lloj gjeneratori i energjisë bërthamore që përdor kripërat e fluorit të shkrirë si një ftohës dhe funksionon me presion të ulët.

Image
Anija “Earth 300”

Kur të nisë, ajo do të veprojë si një ‘platformë ekstreme e teknologjisë për shkencën, eksplorimin dhe inovacionin në det’, sipas Iddes, i cili thotë se 22 laboratorët e tij do të pajisen me robotikë dhe sisteme të inteligjencës artificiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat