Audi shpërblen punonjësit e fabrikës në Hungari me bonuse prej 1.000 eurove

Auto

Audi shpërblen punonjësit e fabrikës në Hungari me bonuse prej 1.000 eurove

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Punonjësit e fabrikës së Audi në Xhera të Hungarisë, janë shpërblyer me bonuse për shkak të punës së “jashtëzakonshme” gjatë pandemisë së coronavirusit.

Tashmë është bërë e zakonshme që prodhuesit e mëdhenj gjermanë të veturave, vazhdimisht t’ju ndajnë bonuse punonjësve pas përmbylljes së një viti të suksesshëm.

Kohë më parë ishte raportuar se Porsche ka “qerasur” me nga 8 mijë euro punonjësit e saj, pasi që kjo kompani gjatë vitit të kaluar ka përfunduar me rezultate të jashtëzakonshme – duke marrë parasysh rrethanat.

E tani nga Audi vie lajmi që ky prodhues i veturave do të shpërblej punonjësit për mundin në një fabrikë të saj në Hungari – ku secili punonjës do t’i merr nga njëmijë euro.

Në këtë fabrikë gjatë vitit të kaluar janë prodhuar 155 mijë vetura të markës Audi. Ndryshe, në Xhera prodhohen modelet siç janë Q3, Q3 Sportback, A3 Limousine dhe Audi TT. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat