Zviceranët përgatisin super-veturën me 2.000 kuaj-fuqi, shpejtësia maksimale e tij është 400 km/h

Auto

Zviceranët përgatisin super-veturën me 2.000 kuaj-fuqi, shpejtësia maksimale e tij është 400 km/h

Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Kompania zvicerane që pak është e njohur për opinionin, ka paralajmëruar premierën e veturës sportive që vjen me një motor tejet të fuqishëm.

Bëhet fjalë për veturën që prodhohet në seri të vogla dhe që mund të sjellin fitim të madh. Kështu të paktën pretendojnë në kompaninë zvicerane Morand Cars.

Ata kanë paralajmëruar për vitin 2023, modelin që do të jetë i disponueshëm në variantin hibrid por edhe në versionin plotësisht elektrik.

Në fakt, për blerësit që ende duan të dëgjojnë zhurmën e motorit me benzinë, zviceranët po përgatisin variantin me 5.2 litra V10 që prodhon hiq më pak se 700 kuaj-fuqi.

E për bartjen e fuqisë motorike do të përdor ndërrues automatik me shtatë shpejtësi, e aty do të jenë të disponueshëm edhe tre elektromotorë që prodhojnë nga 500 kuaj-fuqi shtesë, ku në total i bie të prodhojnë mbi 1.200 kuaj-fuqi.

Sa i përket përparësive ekologjike, falë baterisë së vogël me kapacitet prej 4.5 kWh, me të do të mund të voziteni me rrymë dhe atë deri ne 70 kilometra në orë.

Ndërkaq për blerësit e ardhshëm, do të jetë i disponueshëm edhe versioni me afro 2.000 kuaj-fuqi me një bateri prej 70 kWh.

Fillimi i shitjes së veturës zvicerane planifikohet të ndodh gjatë vitit 2023, kurse çmimi për çdo veturë nga 73 sosh sa janë në total do të fillojë me 2.3 milionë franga.

Kur bëhet fjalë për performancat e tij, paralajmërohet që shpejtësia maksimale e tij do të jetë 400 kilometra në orë, kurse shpejtësinë nga 0-200 kilometra në orë do ta arrijë për vetëm 6.3 sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat