Porsche 964 Carrera RS E e vitit 1991 po kërkon një pronar të ri

Auto

Porsche 964 Carrera RS E e vitit 1991 po kërkon një pronar të ri

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:17
Porsche 964 Carrera RS E e vitit 1991

Kopja perfekte e Porsche 964 Carrera RS është jashtëzakonisht e vështirë për t’u gjetur, por njëra tashmë është shfaqur në një ankand.

Porsche 964 Carrera RS e bukur po shitet në ankand në North Yorkshite, Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo është një ekzemplar e ruajtur me të vërtetë në mënyrë të përkryer.

Ajo është prodhuar në vitin 1991, dhe përshkoi vetëm 164 km.

Ndoshta është një model i kësaj kompanie me kilometrazhin më të ulët në botë.

Vetura fillimisht iu dorëzua një klienti në Gjermani me të gjithë dokumentacionin dhe pajisjet shoqëruese, si dhe me një vërtetim të origjinalitetit, dhe gjendja u kontrollua në detaje deri në vitin 2017.

Brendësia është gjithashtu në gjendje të përsosur, ka pjesë të veshura me lëkurë të zezë me pjesë në gri të errët, gri dhe gri të lehta.

Porsche 911 Carrera RS është një nga veturat më të kërkuara sportive, që përmban një mbulesë alumini dhe xham më të hollë.

Vetura është mundësuar nga një motor i përmirësuar 3.6 litërsh 6 cilindra që zhvillon 260 kuaj fuqi, 10 kuaj fuqi më shumë se Carrera standarde, dhe shoqërohet me një transmision manual G50 me pesë shpejtësi. Duhen pak më shumë se pesë sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/orë.

Aktualisht oferta më e lartë është 210 mijë euro dhe ankandi përfundon të dielën në 21:40. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat