James Bondi do të impresionohej, shitet koleksioni i veturave të Aston Martin

Auto

James Bondi do të impresionohej, shitet koleksioni i veturave të Aston Martin

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 22:31
Aston Martin

Aston Martin DB5 Coupe lavdërohej për cilësinë, dizajnin dhe fuqinë motorike gjatë viteve të 60-ta nëpër filmat e agjentit britanik James Bond 007, ku më pas arriti të jetë një prej veturave më të njohura sportive.

Se si do të dukej një park i mbushur me veturat e Aston Martin për agjentin fiktiv e tregon më së miri koleksioni i DB5 Vantage Icons, që është nxjerrë në shitje nga dileri i specializuar i modeleve të Aston Martin, Nicholas Mee.

Koleksioni përbëhet nga tre modele DB5 me performanca të jashtëzakonshme të Vantage – një coupe, kabriolet dhe caravan. E hiq më pak nuk është DB5 Vantage Coupe (të prodhuar vetëm 50 sosh) dhe DB5 Vantage Convertible (të prodhuar vetëm pesë).

Image

Ndryshe variantet Vantage kanë për 40 kuaj-fuqi motorin më të fuqishëm sesa ai standard me 4.0 litra me 282 kuaj-fuqi – që është mjaftueshëm që shpejtësia prej 0-100 kilometra në orë të arrihet për 6.5 sekonda.

Ky koleksion do t’i ofrohet blerësit potencial me një çmim fillestar prej 4.6 milionë euro.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat