Huawei synon të prodhojë makina pa shofer

Auto

Huawei synon të prodhojë makina pa shofer

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 20:52
Huawei

Kompania e prodhimit të pajisjeve teknologjike, Huawei, me bazë në kinë synon që të zhvillojë teknologjinë e makinave pa shoferë deri në vitin 2025.

“Qëllimi i ekipit tonë është të arrijmë makina të pasagjerëve të vërtetë pa shofer në 2025“, është kjo deklarata e Wang Jun, një nga drejtuesit e lartë të kompanisë dhe drejtuesi i projektit të ri për makinat inteligjente.

Reuters bën me dije se kjo lëvizje e kompanisë kineze bëhet në një kohë kur po përballet me sanksionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Administrata e mëparshme e Trump e etiketoi kompaninë si një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA, por kjo gjë është mohuar nga kompania.

Huawei nuk është kompania e parë që po mundohet që të prodhojë makina pa shoferë. Edhe kompani të tjera po mundohen që të zhvillojnë këtë teknologji dhe po përshpejtohen lëvizjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat