Vjen me motor tejet të fuqishëm Audi RS Johann Abt Signature Edition

Auto

Vjen me motor tejet të fuqishëm Audi RS Johann Abt Signature Edition

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Kompania gjermane ABT Sportsline ka prezantuar edhe një veturë të modifikuar – bëhet fjalë për Audi RS6 Avant, në këtë rast edicionin special që shënon 125 vjetorin që kur Johann Abt themeloi këtë kompani.

Pra, RS6 Avant ka bërë disa modifikime si në spojler ashtu në mbrojtësin e përparmë – duke i dhënë një pamje agresive, e duke mos harruar të përmendim fellnet prej 22 inçëve dhe lëkurën e zezë brenda kabinës – alkantara.

ABT Sportsline e ka forcuar motorin me 4.0 litra biturbo V8 me sistemin mild hybrid. Versioni i dalë nga fabrika e Audi ka 600 kuaj-fuqi, derisa Audi RS6 Johann Abt Signature Edition ka në dispozicion 800 kuaj-fuqi.

Modeli serik shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 3,6 sekonda, e atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h (me opsion që mund të arrijë nga 280 deri në 305).

Natyrisht Audi RS6 Johann Abt Signature Edition falë fuqisë më të madhe motorike – shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2,9 sekonda e atë nga 0-200 km/h për 9,8. Shpejtësia maksimale e tij është 330 kilometra në orë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat