Rregulla të reja në BE, nga 2022 të gjitha veturat duhet të kenë kutinë e zezë

Auto

Rregulla të reja në BE, nga 2022 të gjitha veturat duhet të kenë kutinë e zezë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Nga viti i ardhshëm, të gjithë shoferët e veturave në vendet e BE-së do të kenë të obligueshme kutinë e zezë, kurse nga viti 2024 do ta kenë të gjitha veturat që për herë të parë regjistrohen.

Kutia e zezë është një pajisje që do të duhej të zbulonte detajin më të vogël, të asaj se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në sekondat para aksidentit të trafikut.

E njohur si kutia e zezë, ajo regjistron madje 41 të dhëna që ndihmojnë në hulumtime të kryera nga hetuesit dhe ekspertët e trafikut rrugor.

“Për të marrë informata për shpejtësinë e lëvizjes pesë sekonda para aksidentit – për mënyrën e sjelljes së shoferit, nëse ka frenuar apo nëse ka pasur manipulime me vetura gjatë vozitjes dhe deri në çfarë përqindje”, ka thënë një ekspert i trafikut rrugor.

Edhe pse shumë nuk dinë kutia e zezë në auto-industri nuk është risi, disa vetura të reja tashmë e kanë të instaluar. Më së shpeshti ndodhet mes ulëses së shoferit dhe pasagjerit nga ana e djathtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat