Kompania e njohur italiane paralajmëron “diçka të re”

Auto

Kompania e njohur italiane paralajmëron “diçka të re”

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 19:07
Pininfarina

Kompania e njohur italiane, Pininfarina, ka publikuar një fotografi në Facebook me të cilën paralajmëron “diçka të re”.

Aktualisht nuk ka zbuluar detaje porse pritet që më 14 korrik të kuptohet më shumë rreth kësaj risie.

Spekulohet se ky mund të jetë model në formë Shooting Brake ose ndonjë koncept krejtësisht i ri.

Gjithashtu, një SUV nuk përjashtohet por mbetet të kuptojmë më shumë për këtë risi në ngjarjen “Car Design Dialogue Asia”, e cila do të mbahet nga 13 deri 15 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat