Do të bëhet me motor plotësisht të ri Lamoborghini Aventador

Auto

Do të bëhet me motor plotësisht të ri Lamoborghini Aventador

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Pas 10 viteve prodhim, Lamborghini më në fund po i thotë lamtumirë Aventadorit, dhe me këtë edhe motorit V12.

Megjithatë Lamborghini nuk po heq dorë plotësisht nga V12, por thjesht është duke punuar në zëvendësimin e njësisë.

Drejtori ekzekutiv i Lamborghini, Stephan Winkelmann, ka dhënë disa detaje për të ardhmen e motorit V12 gjatë një interviste dhënë për Autoblog.

Këtë muaj, Lamborghini ka zbuluar Aventador Ultimae që është kapitulli i fundit pas sagës një dekadëshe të Aventador. Ultimae vihet në lëvizje nga motori 6.5 litra V12 që prodhon 770 kuaj-fuqi.

Motori L539 V12 ishte ndërtuar në veçanti për lansimin e superveturës Aventador, dhe ishte i dyti më i miri i të gjithë motorëve V12 që u ndërtua në shtëpinë e Lamborghini.

Fillimisht L539 V12 u dizajnua nga Giotto Bizzarini në fillim të viteve të 60-ta. Diçka që filloi si motor me 3.5 litra V12, në vitin 1963 avancoi në 6.5 litra V12 që u vendos në modelin Murcielago LP 640.

Motori i ardhshëm V12 do të jetë i treti i ri që në historinë e Lamborghini do të ndërtohet, dhe inxhinierët do ta kenë një mision të vështirë para vetes.

“Teknologjia është e ndryshme, është plotësisht një motor i ri, bateri e re, gjithçka e re. Nuk ka asgjë nga Sian apo Aventaori aktual”, ka shtuar Winkelmann. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat