Veturën klasike e shndërrojnë në elektrike

Auto

Veturën klasike e shndërrojnë në elektrike

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 13:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Kompania Electrogenic nga Oksfordi, që është orientuar në konvertimin e veturave nga ajo klasike në elektrike, së fundmi ka prezantuar veturën plotësisht elektrike Citroen DS e njohur ndryshe si “peshkaqeni”.

Motori origjinal me 2.0 litra me benzinë dhe katër cilindra, është zëvendësuar me një motor elektrik që prodhon 120 kuaj-fuqi.

Është interesant se të gjithë klasikët e elektrizuar që kompania i ka prodhuar, motorët e tyre akoma e bartin fuqinë në të katër rrotat me ndërruesin ekzistues manual.

Citroen DS është bërë me bateri me kapacitet 48.5 kWh, për të cilin Electrogenic thotë se siguron vozitje prej rreth 225 kilometra me vetëm një mbushje.

Përveç Citroen DS, disa prej “veprave” të kompanisë nga Oksfordi përfshijnë edhe modelet tjera klasike si Triumph Staga, Morgan 4/4 dhe Jaguar E-Type. 

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat