Honda e “vetme” që vihet në lëvizje me ndihmën e një skuteri

Auto

Honda e “vetme” që vihet në lëvizje me ndihmën e një skuteri

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Shumica e atyre që kanë vozitur skuter janë të befasuar me performancat që i ofron kjo motoçikletë. Mund t’i bartë dy persona, bagazh – e me raste edhe një veturë.

Këtë e ka dëshmuar videoja e publikuar së fundmi, kur një Honda që vihej në lëvizje nga skuteri kishte zgjuar interesim të madh të adhuruesve të kësaj marke.

Gjithçka ndodhi në Honda Fest në Connecticut të SHBA-ve, ku shumë qytetarë patën rastin ta shohin se si kjo veturë vihet në lëvizje.

Civic njihet si një veturë shumë e shpejtë, por me motoçikletë mbi kapakun e motorit – nuk është ashtu siç jemi mësuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat