Aeroplani elektrik Rolls-Royce përfundon fluturimin e parë – qëndroi në ajër për 15 minuta

Auto

Aeroplani elektrik Rolls-Royce përfundon fluturimin e parë – qëndroi në ajër për 15 minuta

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Elektrifikimi i mjeteve udhëtuese përkatësisht i industrisë së automobilave po merr ngadalë ritmin dhe tani industria e aviacionit po shikon gjithashtu të bëjë që gjurmët e saj të ndihen në këtë hapësirë.

Kjo dëshmohet edhe në një njoftim të bërë nga Rolls-Royce, e cila kompani duket se po bën hapin e parë drejt procesit të elektrifikimit të industrisë së aviacionit.

Prodhuesi britanik i automobilave luksoze njoftoi përfundimin e fluturimit të parë të avionit të tij krejtësisht elektrik të quajtur ‘Spirit of Innovation’.

Siç bëhet e ditur, aeroplani u ngrit në qiell, i nxitur nga motori i tij elektrik, i fuqishëm 400kW (500+hp) me baterinë “më të dendur” ndonjëherë për një aeroplan.

Aeroplani thuhet u ngrit nga vendi Boscombe Down i Ministrisë së Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe fluturoi për rreth 15 minuta.

Warren East, CEO i Rolls-Royce, tha: “Fluturimi i parë i ‘Spirit of Innovation’ është një arritje e madhe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat