Momenti kur helikopteri ateron mbi Skoda Kodiaq

Auto

Momenti kur helikopteri ateron mbi Skoda Kodiaq

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 18:26
Foto

Skoda ka realizuar videon që rikujton kohën, kur në Top Gear rolin kryesor e kishin Jeremy Clarkson dhe pjesa tjera e ekipit.

Tani këtë akrobacion vendosën ta përsërisin, e në rolin kryesor është SUV më i madh që e ofron kjo markë – Kodiaq.

Megjithatë, ekziston një dallim. Pjesa e parë e videos është filmuar derisa Skoda ishte në lëvizje, e tani aterrimi u organizua në mjetin e ndalur.

Kulmit i ishte vendosur një platformë për baraspeshim apo shpërndarje të peshës.

Videoja u realizua në Mladi Boleslav, e në kulmin e veturës zbret helikopteri i tipit Robinson R22 që peshon 622 kilogramë dhe që kushton rreth 300.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat