Kërkohet që në zonat e banuara në BE kufiri i shpejtësisë të kufizohet në 30 km/orë

Auto

Kërkohet që në zonat e banuara në BE kufiri i shpejtësisë të kufizohet në 30 km/orë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Propozimi i ri i Parlamentit Evropian përfshin zero tolerancë për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Në një rezolutë mbi sigurinë rrugore në BE, miratuar të mërkurën, Parlamenti Evropian thekson se rreth 22,700 njerëz humbasin jetën në trafikun në Bashkimin Evropian çdo vit, ndërsa rreth 120,000 prej tyre janë plagosur rëndë.

Përparimi në uljen e nivelit të vdekjeve në Bashkimin Evropian ka ngecur vitet e fundit, kështu që qëllimi i BE-së për përgjysmimin e numrit të vdekjeve në rrugë midis 2010 dhe 2020 nuk është përmbushur.

Shkalla e vdekshmërisë në rrugë ra me vetëm 36 për qind. Prandaj eurodeputetët theksojnë se nevojiten masa të rrepta për të arritur një normë zero vdekshmërie në rrugët e BE-së deri në vitin 2050, të tilla si futja e kufijve të shpejtësisë deri në 30 km/orë dhe zero tolerancë për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Siç thuhet në njoftimin për shtyp, shpejtësia është një faktor kryesor në rreth 30 për qind të përplasjeve fatale në rrugë. Prandaj, ata besojnë se Komisioni Evropian duhet të rekomandojë aplikimin e kufijve të rinj të shpejtësisë, siç është aplikimi automatik i një kufiri maksimal të shpejtësisë prej 30 km/orë në zonat e banuara dhe zonat me shumë çiklistë dhe këmbësorë.

Për të promovuar më tej sigurinë në rrugë, ligjvënësit gjithashtu këmbëngulin në zero tolerancë për vozitjen nën ndikimin e alkoolit, duke vënë në dukje se alkooli ishte i pranishëm në rreth 25 për qind të të gjitha vdekjeve në rrugë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat