Rreth 80% e veturave të shitura muajin e shkuar në Norvegji ishin elektrike

Auto

Rreth 80% e veturave të shitura muajin e shkuar në Norvegji ishin elektrike

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Me rritjen e kërkesës për modele mesatare të Teslas, gati 80 për qind e veturave të shitura muajin e shkuar në Norvegji, ishin elektrike.

Norvegjia është bërë udhëheqëse globale në kalimin nga veturat me djegie të brendshme në ato elektrike dhe është në rrugën e duhur për t'u bërë e para në botë që ndalon shitjen e veturave me motorë benzinë dhe naftë deri në vitin 2025.

Veturat elektrike përbëjnë 77.5 për qind të shitjeve totale të veturave të reja në Norvegji muajin e kaluar, një rritje e konsiderueshme.

Modeli Y i Teslas, një SUV kompakt, ishte vetura më e shitur me 19.8 për qind të gjithë tregut, e ndjekur nga Model 3 me 12.3 për qind.

Norvegjia, një vend prodhues i naftës, arriti të bëhej lidere në zvogëlimin e përdorimit të motorëve me djegie duke përjashtuar veturat elektrike nga taksa e vlerës së shtuar e aplikuar për veturat me karburant fosil dhe në vitin 2020.

Megjithatë, politika e Norvegjisë për taksën zero mbi veturat elektrike mund të ndryshojë nëse partia e qendrës së majtë, fituese në zgjedhjet kombëtare të muajit të kaluar, vazhdon me planet për të taksuar modelet më të shtrenjta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat