Në Kaliforni ndalohet shitja e të gjitha mjeteve motorike me benzinë

Auto

Në Kaliforni ndalohet shitja e të gjitha mjeteve motorike me benzinë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Ishte çështje kohë kur dikush do të kujtohej që të zgjeroj ndalesën për shitje të motorëve me benzinë dhe pajisje tjera të ngjashme, siç janë edhe kositëset e barit.

E personit të parë që i është kujtuar është guvernatori i Kalifornisë, Gawin Newsom. Ai ka vendosur të ndalojë shitjen e mjeteve motorike me djegie të brendshme, duke ndaluar kështu shitjen edhe të mjeteve tjera më të vogla motorike me benzinë.

Ai shpreson që nga viti 2024 të ndalojë shitjen e veturave me benzinë. E kompanitë që shesin me pakice mjete të ndryshme motorike me këtë derivat, do të ndalnin shitjen duke rritur kështu gjasat për një ambient më të pastër.

E në grupin e “small off-road engines” hyjnë prodhimet si kositëset e barit, agregatët, thithëset, kompresorët dhe pajisjet e tjera industriale motorike që prodhojnë deri në 25 kuaj-fuqi. Në listën e mjeteve të ndaluara për shitje, do të jenë edhe mjetet transportuese që shfrytëzohen në lojën e golfit.

Është interesant që në Kaliforni prodhime të tilla tejkalojnë numrin e veturave të shitura. Në total ekzistojnë 16.7 milionë, ku 77 e tyre përdoren për kopshte. E nëpër autostradat e Kalifornisë lëvizin rreth 13.6 milionë vetura.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat