Volkswagen prezanton konceptin e robo-taksisë OnePod

Auto

Volkswagen prezanton konceptin e robo-taksisë OnePod

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 12:00
Foto

Gjiganti gjerman Volkswagen çdo ditë e më shumë po shfaq interesim për veturat elektrike.

Shumë auto-kompani botërore por edhe gjigant të IT-së, konsiderojnë se veturat autonome elektrike në dekadat e ardhshme, do të duhej të ishin kyçe në mobilitetin urban.

Këtyre kompanive tani u është bashkuar Volkswagen, ku në kuadër të Volkswagen Group Forum është prezantuar koncepti i robo-taksisë autonome të quajtur OnePod.

Qëllimi është që veturat autonome të jenë të gatshme për përdorim. Koncepti është i ngjashëm me disa fotografi që tashmë janë publikuar siç ishte mjeti në Lojërat Olimpike në Tokio, që e përdori rivali i Volkswagen – Toyota.

Në Volkswagen thonë që OnePod do të mund të përdorej për shumë qëllim – do të përdorej si taksi autonome për transportimin e katër pasagjerëve – më pas si veturë familjare apo për personat me invaliditet dhe transportimin e kategorive të ndryshme të shoqërisë siç janë fëmijët dhe të moshuarit – të cilët nuk mund të shëtisin vetëm nëpër qytet.

OnePod e karakterizojnë sipërfaqet me xham, që i mundësojnë pasagjerët të kenë peizazhe të rralla, kështu përdorimi i veturave të tilla mund të rritet në sektorin e turizmit.

Ekranet digjitalë në brendësi i ofrojnë pasagjerëve të gjitha informatat e nevojshme, e sa praktike është e tregon fakti që kabina mund të ngritet apo të zbret më poshtë, varësisht nga terrenet nëpër të cilat lëviz mjeti.

E ky opsion është bërë me qëllim që të ndihmon edhe invalidët që futen me karroca apo me fëmijë të vegjël.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat