Tesla hap rrjetin e saj të mbushjes edhe për makina të tjera elektrike

Auto

Tesla hap rrjetin e saj të mbushjes edhe për makina të tjera elektrike

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Tesla po hap rrjetet e saj të mbushësve për makina të tjera elektrike për herë të parë.

Sipas mediave të huaja,  kompania ka më shumë se 25,000 lokacione “super-mbushës”, duke e bërë atë rrjetin më të madh të mbushësve në botë.

Skema e saj pilot do të fillojë me 10 lokacione në Holandë ndërkohë që prodhuesi i makinave, në pronësi të Elon Musk, shpreson që përfundimisht të zgjerojë skemën “në mbarë botën”.

“Ka qenë gjithmonë ambicia jonë që të hapim rrjetin e super-mbushësve për automjetet elektrike jo-Tesla (automjetet elektrike) dhe duke e bërë këtë, të inkurajojmë më shumë shoferë të lëvizin me makina me energji elektrike”, tha një zëdhënës i Tesla.

“Kjo lëvizje mbështet drejtpërdrejt misionin tonë për të përshpejtuar tranzicionin e botës drejt energjisë së qëndrueshme”.

Siç bëhet e ditur, mbushësit do të funksionojnë me çdo makinë elektrike që ka një port të sistemit të mbushjes, të kombinuar (CCS).

Drejtuesit jo-Tesla të cilët dëshirojnë të përdorin një nga stacionet e super-mbushjes të kompanisë do të duhet të shkarkojnë një aplikacion dhe të krijojnë një llogari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat