Volkswagen prezanton veturën e re elektrike ID.5

Auto

Volkswagen prezanton veturën e re elektrike ID.5

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Familjes së madhe të veturave elektrike nga Volkswagen i është bashkuar edhe crossoveri Coupe i ID.5, që blerësit në Evropë do të mund ta porositin nga viti i ardhshëm.

Në Wolfsburg kanë mbajtur premtimin e dhënë për publikimin e mëhershëm të planeve të elektrifikimit të veturave të tyre, e i fundit pa djegie të brendshme është ID.5 që vie edhe në versionin standard GTX.

Volkswagen ID.5 ndanë platformën dhe gjatësinë me modelin e prezantuar më herët – ID.4. ID.5 vjen me versionet Pro dhe Pro Performance – dhe e vë në lëvizje motori elektrik që në versionin Pro prodhon 174 kuaj-fuqi, mjaftueshëm që shpejtësinë nga 0-100 km/h ta arrijë për 10,4 sekonda.

ID.5 tjetër me 204 kuaj-fuqi shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 8,4 sekonda. Shpejtësia maksimale në të dy rastet është 160 kilometra në orë, ndërsa në VW thonë që kapaciteti i baterisë (77 kWh) mjafton që me vetëm një mbushje të përshkojë 520 kilometra.

Në “kulmin” e ofertë është ID.5 GTX që me vetëm një mbushje të baterisë mund të kalojë 480 kilometra, që është rezultat dukshëm më i dobët sesa Pro dhe Pro Performance, por GTX e vënë në lëvizje dy motorë elektrikë që në mënyrë të kombinuar prodhojnë 299 kuaj-fuqi.

Me bartjen e fuqisë në të katër rrotat, ID.5 shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 6,3 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar në 180 km/h.

Çmimet e veturës së re elektrike të VW do të bëhen të ditura me fillimin e shitjes që pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat