Nga viti 2024, Lancia fillon sërish me shitjen e veturave jashtë Italisë

Auto

Nga viti 2024, Lancia fillon sërish me shitjen e veturave jashtë Italisë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:18

Një prej kompanive më të njohura dhe me të vjetra të veturave, ka konfirmuar që modelet e Lancia do të jenë sërish në shitje në mbarë Evropën nga viti 2024.

Prej kohësh është spekuluar për daljen nga errësira kompania italiane Lancia, modeli i vetëm Ypsilon i cili është akoma në treg por që shitet vetëm në Itali/

E sipas informacioneve të fundit zyrtare, në Stellantis kanë vendosur që Lancia nga viti 2024 të jetë sërish prezentë në tregjet jashtë Italisë.

Luca Napolitano, njeriu i parë i kompanisë që edhe sot e lidhin me garat automobilistike, ka konfirmuar që Lancia brenda tre viteve do të prezantojë tre modele të reja, e gjenerata e ardhshme në Itali e legjendarit Ypsilon do të ofrohet edhe në versionin elektrik.

Këtu rikthehet edhe emri i njohur Delta, gjenerata e re e të cilit do të jetë e gatshme në vitin 2026, e për dizajnin e modeleve të reja të Lancia është angazhuar dizajneri i njohur francez Jean-Pierre Ploue.

Lancia do t’ia ofroj modelet e reja fillimisht blerësve në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani e Spanjë, e më pas në Britani të Madhe dhe pjesët tjera të Evropës.

Planet për shitjen e tyre në Shtetet e Bashkuara nuk janë bërë të ditura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat