Shoferët e Teslës në pamundësi për t’i ndezuar makinat e tyre për shkak të një mesazhi

Auto

Shoferët e Teslës në pamundësi për t’i ndezuar makinat e tyre për shkak të një mesazhi

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Dhjetra pronarë të makinave të Teslës postuan në mediat sociale, për shkak se kishin parë një gabim në mesazhin në aplikacionin në celular, që po i pengonte ata të lidheshin me automjetet e tyre.

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk iu përgjigj personalisht një ankese të një shoferi në Korenë e Jugut, duke thënë në Twitter: “Jemi duke e kontrolluar”.

Musk më vonë tha se aplikacioni do të rregullohej.

Aplikacioni Tesla përdoret si çelës nga drejtuesit për të zhbllokuar dhe ndezur makinat e tyre.

Pronarët postuan një mori ankesash në internet, për shkak se nuk ishin në gjendje të përdorin automjetet e tyre, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat