Pas armëve, Kallashnikov tani po kërkon të krijojë automjete elektrike me tri dhe katër rrota

Auto

Pas armëve, Kallashnikov tani po kërkon të krijojë automjete elektrike me tri dhe katër rrota

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Kompania ruse Kalashnikov është e njohur kryesisht për pushkë dhe pajisje ushtarake, por tanimë është e përfshirë edhe në sektorin e automobilave duke zhvilluar automjetet e tyre elektrike.

Sipas mediave të huaja,  Kalashnikov Izh UV-4 EV me katër dyer u shfaq për herë të parë në vitin 2018 në formën e prototipit, por një sërë imazhesh që u shfaqën së fundmi lënë të kuptohet për një version të mundshëm të prodhimit, së bashku me një version më kompakt me dy dyer me tre rrota.

Historia e kallashnikovit me makinat elektrike filloi në vitin 2018 kur kompania prezantoi konceptin Electric CV-1 të stilit retro, ndërsa një zëdhënës deklaroi interesin e tyre për të konkurruar me Tesla-n.

Prototipi elektrik Izh UV-4 u pasua më vonë në të njëjtin vit, me një variant taksi që debutoi në një ngjarje të vitit 2019 në Moskë.

Raportet e mëparshme nga kompania sugjeruan për një veturë me një fuqi deri në 50 kW/68 PS duke lejuar një shpejtësi maksimale prej 80 km/h falë peshës së ulët prej 650 kg.

Kallashnikov nuk zbuloi shifra për baterinë, por në vitin 2019, ata pretenduan se ishte e mjaftueshme për një rreze prej 150 km.

Një tjetër plus është “rreziku i ulët i zjarrit dhe shpërthimit në rast aksidenti” që u përmend në njoftimin zyrtar për shtyp për variantin e taksive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat