Toyota zbulon GR Hilux-in e ri për Rally Dakar-in e ardhshëm

Auto

Toyota zbulon GR Hilux-in e ri për Rally Dakar-in e ardhshëm

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Pas emrit GR DKR Hilux T1 + qëndron një kamionetë e Toyota-s që përdor një motor V6 biturbo 3.5 litra.

Për edicionin e ardhshëm të Dakar Rally prestigjioz, i cili fillon më 2 janar në Arabinë Saudite, Toyota dhe departamenti i saj Gazoo Racing kanë përgatitur një lloj të ri “rally-raid” të makinës, i cili bazohet në gjeneratën aktuale të modeleve Hilux.

Në Gazoo Racing, ata zgjodhën një motor 3.5-litërsh biturbo V6 për GR DKR Hilux T1 + që zhvillon pak më shumë se 400 kuaj fuqi dhe 660 Nm çift rrotullues maksimal.

Krahasuar me “rally-raid-in” e mëparshëm “Hilux”, dihet se janë rritur edhe dimensionet e gomave të furnizuara nga BF Goodrich.

Toyota do të konkurrojë në Dakar me katër makina dhe testimi do të vazhdojë në Afrikën e Jugut deri në gjysmën e parë të dhjetorit. /

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat