“Rikthehet në jetë” limuzina Jaguar XJ Coupe me 400 kuaj-fuqi

Auto

“Rikthehet në jetë” limuzina Jaguar XJ Coupe me 400 kuaj-fuqi

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Carlex Design edhe njëherë dëshmoi gjenialitetin duke prezantuar projektin e radhës mbresëlënës.

Pasi që u prodhua për më shumë se 50 vite, Jaguar XJ shkoi në pension pas daljes së modelit të fundit në vitin 2019.

Por është planifikuar pasuesi elektrik i cili megjithatë u anulua, por XF ka mbetur i “mbijetuari i vetëm” nga shtatë limuzinat.

XJ ka qenë limuzina më e njohur e Jaguar, por kompania britanike prodhoi edhe XJ Coupe që është më pak e njohur.

Ata që e kanë harruar nuk duhet pasur mëri, pasi u prodhuan vetëm 10.500 njësi nga viti1 1975 deri më 1978 gjatë gjeneratës së dytë, kështu u bë një prej modeleve më të kërkuara të XJ.

Kanë kaluar më shumë se 40 vite nga përfundimi i prodhimit, por studioja polake e dizajnit Carlex Design e ka “rikthyer në jetë” Jaguar XJ Coupe duke i dhënë “shpirtin” e shekullit XXI.

Karroceria e veturës është lyer me ngjyrën e gjelbër British Racing, e fellnet masive e bëjnë veturën të duket agresive gjatë ngasjes.

Jaguar XJ Coupe është shitur me motorin 4,2 litra me gjashtë cilindra si dhe me 5,3 litra V12, por kreacioni i Carlex ka sjellë motorin V8 që prodhon 400 kuaj-fuqi.

Ndërruesi, frenat janë bërë me standarde moderne, e pritet që të prodhohet një numër i vogël i njësive. Brendësia dhe materialet cilësore padyshim se do ta bëjnë këtë veturë të shitet shtrenjtë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat