Porsche mund të prodhojë një veturë me tre rreshta të ulëseve

Auto

Porsche mund të prodhojë një veturë me tre rreshta të ulëseve

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Porsche mund t’i shtyjë sërish kufijtë me modelin e ri pasi u shfaq informacioni se disa tregtarë kanë parë tashmë një model më të madh, më të gjerë dhe më të gjatë se Cayenne.

“Është një stil i ri automjeti që është pjesërisht një sedan dhe pjesërisht një crossover”, tha një shpërndarës i paidentifikuar për Automotive News. Një tjetër tha se modeli nuk është saktësisht “Porsche”, se ka një pjesë të pasme të dizajnuar drejt dhe se nuk është i ngjashëm me Macan dhe Cayenne.

Detajet nuk dihen, por distributorët presin që modeli të dalë në treg në gjysmën e dytë të dekadës dhe do të ofrohet një variant hibrid plug-in dhe tërësisht elektrik.

Modeli po zhvillohet me emrin e koduar Landjet, ka shtatë vende në tre rreshta dhe është pjesë e projektit Artemis të Audi. Pritet një distancë prej 650 km dhe SUV duhet të demonstrojë të gjitha aftësitë e Grupit Volkswagen.

Me prezantimin e Cayenne në 2002 dhe Macan në 2013, Porsche dëshmoi se mund të shesë SUV.

SUV-të janë më të popullarizuar se kurrë në mesin e klientëve më të rinj dhe më shumë se modelet më të vogla. Mosha mesatare e pronarit të një makine Porsche është 60 vjeç dhe ajo e një crossover 38 vjeç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat