Për 60-vjetorin e modelit të famshëm, vjen versioni fluturues

Auto

Për 60-vjetorin e modelit të famshëm, vjen versioni fluturues

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 20:37
Koncepti është i përbërë nga fijet e karbonit

Gjiganti francez i automobilizmit, Renault, ka prezantuar modelin AIR4, një version futuristik fluturues i klasikut Renault 4, për 60-vjetorin e modelit të famshëm.

Ai vjen si një version modern i Renault 4 dhe pritet të lansohet më 2025, pas Renault 5 superminit.

Kompania franceze ka thënë se vetura e re “është e dizajnuar për rrugët e së ardhmes në ajër”, duke shtuar se “ky është sinjal se si Renault 4 mund të duket në 60 vjetët e ardhshëm”.

Koncepti është i përbërë nga fijet e karbonit.

Në vend të rrotave, AIR4 përdor katër helika, nga një në secilin qosh. Baza e veturës është në qendër të kornizës.

Ajo ka bateri të mjaftueshme për të arritur shpejtësinë prej 26 miljesh për sekond.

Versioni origjinal Renault 4L u shit në më shumë se tetë milionë njësi gjatë ekzistencës së tij më shumë se 30-vjeçare, duke nisur që nga viti 1961.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat