Musk thotë se Cybertruck i Tesla-s do të ketë variant me katër motorë

Auto

Musk thotë se Cybertruck i Tesla-s do të ketë variant me katër motorë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Kur Tesla më në fund të fillojë të nxjerrë Cybertruck nga linja e prodhimit në vitin 2022, automjeti elektrik do të debutojë me një variant me katër motorë.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori ekzekutiv Elon Musk, i cili shkroi në Twitter se modeli do të ofrojë “kontroll të pavarur dhe të shpejtë të përgjigjes së çdo rrote”.

Disa automjete të tjera elektrike kanë një motor në secilën rrotë, duke përfshirë R1T të Rivian.

Musk gjithashtu përsëriti se Cybertruck do të ketë drejtim me rrotat e përparme dhe të pasme.

Ai më parë vuri në dukje se makina elektrike do të ofronte “timon me rrota të pasme”, i cili do t’i mundësojë të lëvizë diagonalisht, “si një gaforre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat