Bie nga testi për patentë shofer, djali nga Kalifornia padit autoshkollën

Auto

Bie nga testi për patentë shofer, djali nga Kalifornia padit autoshkollën

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:03
Një adoleshent nga Kalifornia

Një adoleshent nga Kalifornia së fundmi ka dështuar në testin e shoferit për shkak të diçkaje që nuk e ka bërë ai, por Tesla Model 3 të cilën e kishte marrë për provim.

Në një bisedë për mediat vendase, 16-vjeçari Bruce Rosenblum tha se ishte sistemi i frenimit rigjenerues i Tesla-s që e rrëzoi nga autoshkolla.

“Që në fillim të provës, instruktori më paralajmëroi se vetura po ngadalësonte vetë, sikur në një shenjë ndalimi. Dhe ajo më tha se kishte ndodhur tashmë dy herë, para se të dilnim nga parkingu. Më pas vazhdojmë me provën. Bëra gjithçka që kërkoi testi, por prapë nuk arrita ta kaloi testin”, thotë Rosenblum.

Edhe pse sistemi i frenimit rigjenerues i Modelit 3 mund të çaktivizohet, Bruce nuk i është thënë që ta çaktivizojë sistemin.

Babai i djalit, Neil, ngriti një padi kundër zyrës lokale të autoshkollës dhe pasi media filloi të raportonte mbi historinë, dhe departamenti i operacioneve në terren të autoshkollës i dha Bruce një patentë shoferi.

Për fat të mirë, Bruce mori patentën e shoferit dhe autoshkolla lëshoi ​​udhëzime për stafin e saj se sistemi i frenimit rigjenerues nuk mund të përdoret më si një arsye për të vlerësuar një gabim në drejtimin e automjetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat