Shoferët e automjeteve Tesla mund të luajnë derisa vozisin makinën

Auto

Shoferët e automjeteve Tesla mund të luajnë derisa vozisin makinën

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Tesla po i lejon shoferët të luajnë video-lojëra në ekranet e automjetit derisa ata vozisin.

“E provova vetëm për pesë sekonda dhe më pas e fika”, tha pronari i një makine Tesla, Vince Patton për New York Times. “Për mua, thjesht duket e rrezikshme”.

Sipas medieve të huaja, funksioni thuhet se ka qenë i disponueshëm për disa kohë. Duke marrë parasysh që kompania tashmë po përballet me një shqyrtim të ashpër për të prezantuar sistemin e saj ende të papërfunduar Full Self-Driving për klientët, nuk është saktësisht një pamje e mirë.

Të kesh shoferë të pavëmendshëm gjatë timonit, duke i lejuar ata të luajnë video-lojëra të ndryshme mund të ngjallë reagime tek rregullatorët.

Kompania lëshoi një përditësim në verë që thuhet se i lejon shoferët të luajnë Solitaire, lojën e avionëve luftarakë Sky Force Reloaded dhe titullin strategjik The Battle of Polytopia: Moonrise ndërsa ishin në rrugë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat