Pse një numër kaq i madh i motorëve kanë një vëllim prej 2.0 litrash

Auto

Pse një numër kaq i madh i motorëve kanë një vëllim prej 2.0 litrash

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Motorët me katër cilindra me një vëllim prej dy litrash janë standardi i artë i industrisë së sotme të automobilave.

Industria e automobilave sot favorizon motorët me katër cilindra 2.0. Nëse thelloheni në detaje, do të vini re se i njëjti model, pra vëllimi i punës prej gjysmë litri për cilindër përdoret si në motorët më të vegjël ashtu edhe në ato më të mëdhenj.

Pra, motorët me 6 cilindra zakonisht kanë një vëllim prej 3.0 litrash, motorët me tetë cilindra janë kryesisht 4.0, dhe më pas kemi 5.0 V10 dhe 6.0 V12.

Në drejtim të kundërt, ka motorë me tre cilindra 1.5 litra. Mike Ferney nga “DriveTribe” shkoi në Cosworth ku përgjigjet për këtë temë ia dha Bruce Wood, drejtori operativ i asaj kompanie.

Shkurt, vëllimi i gjysmë litri, pra 500 centimetra kub, nuk është as shumë i madh, as shumë i vogël”, thotë Wood.

“Numri 500 është një numër magjik, por kjo nuk do të thotë që nëse merr, le të themi, 499 (cm kub), nuk do të funksionojë, funksionon shumë mirë në atë zonë, kështu që vëllimi nuk është as shumë i madh dhe as shumë i vogël për pothuajse të gjitha aplikimet”, shpjegon Wood.

Përveç kësaj, standardizimi i madhësisë së cilindrit lehtëson prodhimin në industrinë e automobilave, dhe në këtë mënyrë rrit efikasitetin. Përgjigja përfundimtare do të ishte se projektuesit e motorëve priren të kenë një vëllim prej 500 centimetra kub për cilindër, sepse praktika ka treguar se kjo është optimale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat