Shteti ku është e ndaluar të drejtosh veturën me xhaketë të dimrit

Auto

Shteti ku është e ndaluar të drejtosh veturën me xhaketë të dimrit

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:07
Në Spanjë është e ndaluar të drejtosh një automjet me xhaketë dimërore

Nëse po planifikoni një udhëtim të mëtejshëm në Evropë, jini veçanërisht të kujdesshëm në një vend.

Në Spanjë është e ndaluar të drejtosh një automjet me xhaketë dimërore. Mund të tingëllojë çmenduri në fillim, por ky dënim bazohet në fakte reale.

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është që xhaketa e dimrit të frenojë shoferin gjatë drejtimit të automjetit, duke kufizuar lëvizjet dhe duke parandaluar reagimin optimal në situata emergjente. Për të mos thënë që e njëjta gjë vlen edhe për dorezat dhe në Spanjë do të dënoheni edhe nëse vozitni me shall në qafë.

Dhe dënimi nuk është i vogël. Shoferi për këtë kundërvajtje do të paguajë gjobë prej 200 eurosh.

Vitin e kaluar, ADAC njoftoi se një xhaketë dimërore gjatë vozitjes rezulton me një problem tjetër dhe kjo vlen për shoferin, por edhe për të gjithë pasagjerët që përdorin rripin e sigurimit.

Gjegjësisht, një xhaketë e trashë parandalon shtrëngimin optimal të rripit, i cili në një përplasje mund të rrëshqasë më poshtë mbi bark dhe të shkaktojë lëndime në indet e buta, si zorrët, mëlçinë ose shpretkën, madje të çojë në gjakderdhje të brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat