Dacia e parë elektrike, vetura “best buy” e vitit 2021

Auto

Dacia e parë elektrike, vetura “best buy” e vitit 2021

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:50
Dacia elektrike

Modeli i parë elektrik i prodhuesit rumun të veturave, Dacia, mban titullin “best buy” të vitit 2021, e zgjedhur nga juria e Autobest.

Në listën e ngushtë për çmimin "Autobest 2022", përveç modelit Spring ishin edhe: Hyundai Bayon, Opel Mokka, Toyota Yaris Cross, Renault Megane Conquest dhe Skoda Fabia.

Për herë të parë në 21 vite të mbajtjes së kësaj zgjedhje, juria e Autobest shpalli fituese një veturë tërësisht elektrike. Juria përbëhet nga gazetarë të veturave nga 32 vende evropiane.

Gjatë vendosjes, janë vlerësuar karakteristikat e veturës si dizajni, komoditeti, lehtësia e drejtimit, vlera monetare dhe zhvillimi i rrjetit të shitjes dhe shërbimit.

Dacia Spring është vetura e parë elektrike e prodhuesit rumun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat