Mercedesi shpërblen 100 mijë punëtorë me nga 6 mijë euro

Auto

Mercedesi shpërblen 100 mijë punëtorë me nga 6 mijë euro

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Daimler dhe Mercedes-Benz do të festojnë një vit të mirë biznesi duke paguar bonuse për punonjësit gjermanë të kualifikuar.

Bordi dhe këshilli i punëtorëve të prodhuesit gjerman të veturave do të paguajnë një bonus për rreth 100 mijë punëtorë të kualifikuar në të gjithë vendin, duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre gjatë vitit të penguar nga pandemia Covid-19, por edhe mungesa e çipave dhe vonesat e prodhimit.

Daimler ende nuk ka shpallur rezultatet financiare për vitin 2021, por thekson se ishte jashtëzakonisht i suksesshëm.

"Zhvillimi i jashtëzakonshëm i kompanisë sonë është një arritje ekipore", deklaroi Sabine Kohleisen, anëtare e Bordit Drejtues të Daimler AG dhe Mercedes-Benz AG, menaxhere e Burimeve Njerëzore dhe drejtore e Marrëdhënieve të Punës.

"Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë kolegët e mi që kanë kontribuar në këtë arritje me përkushtimin e tyre të madh. Duke qenë se viti i kaluar nuk ka qenë i lehtë, jam i kënaqur që mund t'u paguaj punonjësve tanë një bonus".

Daimler shpesh paguan shpërblime për punonjësit e vetë në Gjermani, por kjo shumë nuk ishte aq e madhe sa këtë vit. Për krahasim, prodhuesi gjerman i veturave u dha punonjësve një bonus për ndarjen e fitimit prej 597 euro në fillim të vitit 2020 dhe një bonus një herë deri në 500 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat