Si do të duken reklamat e reja të veturave në Francë?

Auto

Si do të duken reklamat e reja të veturave në Francë?

Më: 2 janar 2022 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Nga marsi i këtij viti, siç raporton Carscoop, reklamat e veturave që transmetohen në të gjitha llojet e mediave në Francë, do të duhej të dekoroheshin me “mëlmesa” shtesë.

Për shembull, në udhëtime të shkurtra më së miri është të shkohet në këmbë apo me biçikletë. Ndoshta duhet menduar për një veturë të përbashkët apo për udhëtime të përditshme, më së miri është të përdoret transporti publik.

Por kjo nuk është e tëra, sepse reklamat në çdo media përveç atyre në radio, duhet të jenë me mbishkrimin “hashtag” SeDeplacerMoinsPouller. Ata që nuk respektojnë këto rregulla i pret dënimi – dënim deri në 50 mijë euro.

Në rast të një buxheti të madh të ndonjë fushate komerciale, kjo shumë nuk është edhe aq e madhe, por zor që kush do të ishte i gatshëm t’i paguaj – duke anashkaluar rregullat e parapara.

Tërë kjo po bëhet sepse veturat me naftë dhe benzinë nëpër reklamat franceze do të mund të transmetohen deri më 2028. Pas kësaj date, do të ndalohet reklamimi i gjithçkaje që liron gazra.

Si rezultat i kësaj, mediat franceze nga viti 2028, nuk do të transmetojnë reklama të tilla siç është rasti i një Toyota Corolla 1.2, që liron gazra nga 132 deri në 164 g CO2 për një kilometër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat