Norvegjia tregon të ardhmen e automjeteve dhe ajo nuk është nafta

Auto

Norvegjia tregon të ardhmen e automjeteve dhe ajo nuk është nafta

Më: 5 janar 2022 Në ora: 00:29
Tesla Model 3 ishte modeli më i popullarizuar i vitit në Norvegji

7 nga 10 makina që u shitën në Norvegji përgjatë vitit 2021 ishin elektrike, ndërsa Tesla dominoi këtë treg, që ka favorizuar automjetet elektike si pjesë e politikave vendase për t’u bërë i pari vend në botë që eleminon makinat me motor me djegie.

Prej vitesh në vend është një taksë lehtësuese për mjetet elektrike dhe penalizuese për ato me naftë dhe benzinë. Objektivi është që brenda këtij viti makinat elektrike të arrijnë 80 për qind të mjeteve të reja që shiten.

Shitjet e përgjithshme të makinave të reja në Norvegji u rritën me 25 për qind në vitin 2021 në një rekord 176,276 makina, nga të cilat 65 për qind ishin elektrike. Kjo pjesë e rrit u rrit nga 54 për qind që ishte në 2020.

Tesla është marka më e përhapur aktualisht në Norvegji, ku zotëron 11.6 për qind të mjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit me 5.5 milionë banorë për herë të parë në histori. Volkswagen ra pas shumë vitesh në vend të dytë me 9.6 për qind të këtij tregu.

Tesla Model 3 ishte modeli më i popullarizuar i vitit në Norvegji përpara RAV4 hibrid të Toyota-s, makina e vetme në mesin e top-10 makinave më të shitura në vend me një motor me djegie të brendshme, pas tyre u rendit një model elektrik i Volkswagen.

Përfaqësuesit e industrisë së automjeteve deklarojnë se presin që këtë vit makinat elektrike të arrijnë në 80 për qind të totalit të shitjeve në Norvegji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat