Toyota bëhet automjeti më i shitur në SHBA

Auto

Toyota bëhet automjeti më i shitur në SHBA

Më: 6 janar 2022 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Toyota vitin e kaluar realizoi 2,33 milionë shitje të automjeteve të reja, duke mposhtur GM-në si lider i shitjeve në SHBA për herë të parë që nga viti 1931

Toyota ia kaloi General Motors (GM) si kompani prodhuese që ka shitur më shumë automjete të reja në SHBA në vitin 2021.

Toyota vitin e kaluar realizoi 2,33 milionë shitje të automjeteve të reja, pavarësisht mungesës së furnizimit me pjesë për automjetet.

Sipas një deklarate nga prodhuesi japonez i automjeteve, shitjet regjistruan rritje prej 10,4 për qind në krahasim me vitin 2020.

Ndërkohë, GM realizoi shitje prej 2,2 milionë automjete në SHBA vitin e kaluar, duke regjistruar rënie prej 12,9 për qind nga viti 2020.

Me këtë, Toyota ka mposhtur GM-në si lider i shitjeve në SHBA për herë të parë që nga viti 1931. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat