Prodhuesi britanik i veturave rriti shitjen vjetore për 82%

Auto

Prodhuesi britanik i veturave rriti shitjen vjetore për 82%

Më: 7 janar 2022 Në ora: 18:39
Aston MartinAston Martin

Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Aston Martin, ka arritur ta rris shitjen vjetore për 82 për qind në vitin 2021.

Kjo kompani ka njoftuar të premten se u ka shitur tregtarëve gjashtë mijë e 182 vetura gjatë vitit që lamë pas, 82 për qind më shumë, nxitur nga kërkesa për automjetin e parë sportiv të prodhuesit të automjeteve luksoze, DBX, raporton Reuters.

Kompania tha se priste që fitimet bazë vjetore të ishin rreth 15 milionë funte, më të ulëta se sa pritej, pasi ajo dërgoi më pak se ç’ishte planifikuar vetura sportive Valkyrie në tre-mujorin e katërt.

Aston Martin tha se veturat Valkyrie ishin shitur dhe ato që nuk u dërguan, iu janë ndarë klientëve me depozita të konsiderueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat