Audis me veturë të jashtëzakonshme në rally Dakar

Auto

Audis me veturë të jashtëzakonshme në rally Dakar

Më: 9 janar 2022 Në ora: 16:00
Vetura mund të ketë deri 680 kuaj fuqi

Vetura e Audis në rally Dakar është një veturë që nuk ke parë më herët. Ka 6000 pjesë, dyfishë më tepër se një veturë mesatare.

Ajo që e bën këtë lëvizje të lëvizë janë një kombinim i tre motorëve të Formula E dhe një i veturës të serisë DTM.

E vërteta është, se një veturë e pastër elektrike nuk do të mund të përballonte Dakarin.

Maratona me disa etapa, është tepër e gjatë. Po ashtu, edhe ngasja në shkretëtirë e bën të vështirë.

Kështu që Audi bëri një kombinim. Dhe duket se po funksionon.

Audi RS Q e-tron, është veturë speciale, shkruan “The Sun”.

Motori 2 litërsh me benzinë funksionon si gjenerator, përkrah një motori elektrik, për të mbushur një bateri 52 kWh, që më pas furnizon me energji dy motorët tjerë elektrikë.

Vetura mund të ketë deri 680 kuaj fuqi, por për t’u përmbajtur rregullave të Dakarit është reduktuar në 392 kuaj fuqi.

Rrotët janë 94 centimetra, masive. Dhe janë të rënda.

Ka një mbrojtje me tri shtresa të trashë 54 milimetra.

Trungu është plastikë e përforcuar me fibra karboni dhe Kevlar. Po ashtu brenda ka më tepër ekrane e po ashtu shumë taste.

Audi është për herë të parë duke eksperimentuar me një veturë të ri, mirëpo legjenda e rallyt Carlos Sainz ka fituar një nga etapat e hershme.

Shefi i skuadrës së Audis, Sven Quandt e ka krahasuar debutimin e Audis në rally me uljen në hënë.

“Atëherë inxhinierët nuk e dinin se çfarë i priste. Është ngjashëm me ne. Nëse e përfundojmë Dakarin e parë, atëherë është sukses”, tha Quandt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat